Pasuesi i Gerrard, Aston Villa rikthen në ishull rekordmenin e Europa League

24/10/2022 22:03

Aston Villa ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi nga Birmingemi ka vendosur t’i besojë stolin spanjollit Unai Emery, i cili zëvendëson në pankinë Steven Gerrard, ish-kapitenin legjendar të Liverpoolit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Aston Villa shkruan se është e lumtur të njoftojë emërimin e Unai Emery si trajnerin e ri. 50-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League në 1 nëntor.

Drejtuesit e Aston Villa do të paguajnë 6 milionë euro në arkat e Villarealit, klub me të cilin Unai Emery ishte nën kontratë, ndërkohë që ky i fundit do të përfitojë 7 milionë euro në sezon nga kontrata me ishullorët.

Unai Emery rikthehet në Premier League pas tri vitesh. Ai drejtoi Arsenalin në periudhën korrik 2018-nëntor 2019, teksa ka fituar katër trofeun e Europa League me Villarealin (2021) dhe Sevillan (2014, 2015, 2016).

Spanjolli punoi edhe si trajner i PSG-së (korrik 2016-qershor 2018). Gjatë aventurës në kryeqytetin francez fitoi pesë trofe në pankinën e PSG-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA