Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, ishte emëruar nga Putin në vitin 2025 11/11 17:50
Pesë persona u lënduan kur dy raketa goditën qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, mbrëmjen e së të shtunës.
Tre nga pesë të plagosurit u shtruan në spital, tha në Telegram Hanna Zamazeieva, kreu i këshillit rajonal të Mykolaiv.
“Një ndërtesë pesëkatëshe u shkatërrua dhe një ndërtesë banimi dhjetëkatëshe, një kënd lojërash për fëmijë, një tub ngrohjeje dhe dhjetëra makina u dëmtuan ndjeshëm. Këto janë pasojat e bombardimeve terroriste gjatë natës nga pushtuesit me raketa S-300 në qytetin e Mykolaiv”, shkroi Zamazeieva.
Sirenat ajrore u aktivizuan në të gjithë Ukrainën të shtunën në mes të breshërisë së raketave ruse.
Top Channel