Leonardo DiCaprio është padyshim një nga aktorët më të mirë në Hollywood.
Roli i tij në filmin “Titanic” e ktheu atë në aktorin më të preferuar të njerëzve në mbarë botën. Në karrierën e tij 30-vjeçare në botën e televizionit ai ka luajtur në vetëm 29 filma. “Titanic”, “Catch Me If You Can”, “The Aviator”, “The Wolf of Wall Street” dhe “Shutter Island” janë vetëm disa nga filmat në të cilët ai luajti rolet kryesore.
Por ka edhe disa role që Leonardo i ka refuzuar dhe ato janë Patrick Bateman në ‘American Psycho’, rolin e Max në ‘Hocus Pocus’, rolin e Peter Parker në ‘Spider-Man’, rolin e Robin në ‘Batman Forever’, rolin e Neo në ‘Matrix’, rolin e Anakin Skywalker në ‘Star Wars: The Clone Wars’, rolin e Tom Ripley në ‘The Talented Mr. Ripley’ si dhe rolin e Steve Jobs në filmin biografik të bazuar në romanin e Walter Isaacson të vitit 2014.
Së fundmi aktori i famshëm anglez, Christian Bale, ka pohuar se DiCaprio, merr ofertën e parë për secilin rol kryesor mashkullor në Hollywood. Bale thotë se për të gjithë rolet e tija mbresëlënëse fshihet nga pas Leo i cili i ka refuzuar. 48-vjeçari tha për revistën GQ se:
Deri në ditën e sotme, secilin rol që dikush e merr, ka ndodhur për faktin se DiCaprio e ka refuzuar fillimisht.
Ai ka shtuar se të gjithë aktorët që janë në moshë të përafërt me Leonardon ia kanë borxh atij karrierën e tyre. Ndërkaq, qëkur u bë e ditur se supermodelja Gigi Hadid ishte ndarë nga Zayn Malik dhe se Leonardo DiCaprio kishte lënë të dashurën e tij, sapo kishte mbushur 26 vjeçe, ka pasur shumë thashetheme për romancën që kanë lindur rreth modeles dhe aktorit.
Së fundmi, motra e Gigi-t, modelja Bella Hadid ka kërkuar të japë mendimin e saj për çiftin e ri të supozuar. Kjo nuk është hera e parë që Bella del në mbrojtje të motrës së saj. Burime pranë rrethit të miqve të DiCaprios pohuan se aktori ishte shumë i dashuruar me Gigi Hadid dhe se ai kishte ndarë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për t’u bërë baba me të. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Bella-s.
Top Channel