Merr flakë një banesë në Vlorë, shpëtohet e moshuara
21/10/2022 13:04
Merr flakë një banesë në lagjen Partizani në rrugën Ali Demi, në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm një e moshuar, e cila është shpëtuar nga policia dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur automjeti zjarrfikës. Ndërkohë në banesë po digjen ende orenditë shtëpiake, Nuk dihet ende kush ka qenë shkaku i zjarrit në fjalë.
Top Channel