Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika 28/12 23:12
Një aeroplan u rrëzua këtë të martë në mëngjes në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avioni u vogël me dy motorr u përplas mbi një vend ku tregtoheshin makina në periferi të qytetit juglindor të Ohajos, Marietta, duke lënë të vdekur dy persona.
Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit. Beechcraft King Air E90 i vitit 1974 ishte nisur drejt Virxhinias Perëndimore, sikurse tregojnë të dhënat e FlightRadar24.
Piloti dhe një pasagjer humbën jetën, ndërkohë që nuk u dëmtuan persona të tjerë jashtë avionit. Mjetet dhe godina ku ra avioni ka pësuar dëme të shumta. Banorët në zonë shpërndanë në rrjetet sociale pamjet ku shihej tym i zi dhe flakë, që më pas u fikën nga forcat zjarrfikëse.
Top Channel