“Mes çarçafëve”, shfaqja e teatrit shëtitës “Çajupi”

18/10/2022 19:57

“Mes çarçafëve” e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që vjen nën interpretimin brilant të  aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj, tashmë në Muzeun Historik Kombëtar.

Kjo dramë është shkruar nga Jordi Mand, e përkthyer nga Artur Lena dhe e inskenuar nga Kiço Londo.

Është fundi i një mbrëmjeje takimi me prindër. Tereza, mësuesja e re, është gati të mbledhë sendet personale e të niset për në shtëpi, kur shfaqet Marion, nëna e njërit prej nxënësve, që do të zhvillojë një bisedë në lidhje me djalin e saj Aleks. Kjo e fundit ka bërë një zbulim që bashkëshorti i saj dhe Tereza janë të dashuruar.

Regjisori dhe dy aktoret e tij përdorin teknikën e ekspozicionit në retrospektivë. Çdo zbulim është një hakmarrje.

Teatri shëtitës Cajupi nuk ka një skenë të tijën dhe mbetet për tu parë nëse shfaqja e vënë tek muzeu do të jetë e arrirë edhe teknikisht për shkak të kushteve të improvizuara.

 

Top Channel