28 rate të reja me Covid 19 janë konfirmuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 680 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 13 persona në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 231 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Ndërkohë, janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 680
Testime totale 1,991,016
Raste pozitive 331,527
Raste të shëruara 327,704
Raste Aktive 231
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 174
Fier 16
Vlorë 9
Shkodër 7
Berat 6
Gjirokastër 6
Elbasan 5
Durrës 3
Dibër 3
Korçë 2
Top Channel