Artizanet e Lushnjës/ Në pension por ende punojnë me grep për të siguruar para

17/10/2022 12:28

Ato janë gra pensioniste, por puna e dorës është pjesë e pandarë e jetës së tyre.

Punimet me grep dhe shtiza i kanë mësuar që në vegjëli.

Nezair Katro ka arritur të bëjë edhe një pajë të tërë me porosi. Kërkesa të tilla janë të pakta në ditët e sotme, por kaq mjafton  për ketë grua në moshë që të sigurojë të ardhura shtesë krahas pensionit që ajo merr.

Në Lushnjë ka shumë gra që punimet me grep dhe me shtiza i bëjnë prej 50 vjetësh, por tregtimi i tyre mbetet një problem për ta.

Nisur nga kjo, ata krijuar një grupim së bashku, ku më shumë se 20 gra e vajza artizane që bëjnë punime me grep në këtë qytet kanë vendosur t’i  ekspozojnë një pjesë të punëve të tyre.

Kjo, jo vetëm për të bë bërë të njohura punimet, por edhe për të përfshirë në mesin e tyre edhe gratë e tjera artizane të zonave rurale.

 

Top Channel