Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor” dhe se Maqedonia e Veriut mund të largohet nga Ballkani i Hapur nëse ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga kjo një nismë.

Këto deklarata ai i bëri në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve.

“Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vetë mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Detyra jonë është që të bëjmë përpjekje që t’i bindim vendet që nuk janë , por përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”.

Osmani tha se Maqedonia e Veriut e mbështet Kosovën në të gjitha nismat dhe përpjekjet për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës si dhe liberalizimin e vizave. Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të stabilizuar rajonin që të vazhdojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE. Maqedonia e Veriut ka njohur Kosovën më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 16 tetor të vitit 2009

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA