Arrestohet në Turqi efektivi i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, përjashtohet nga Policia e Shtetit

16/10/2022 12:48
Foto ilustruese

Tre shqiptarë, mes të cilëve një punonjës policie janë arrestuar në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia shqiptare njofton se Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit në datën 5 tetor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar përjashtimin përgjithmonë nga Policia e Shtetit.

“Grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA