Festivali i dytë Ndërkombëtarë i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” do të vazhdojë mbrëmjen e sotme me shfaqjen e dokumentarëve të sportit.

Edicioni i dytë i këtij festivali u hap mbrëmjen e djeshme me dokumentarin “Kosova e Artë” dedikuar medalisteve olimpike, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, sot me nisjen e saj në orën 20:10 do të shfaqet dokumentari “Një çerek-shekulli rrugëtim” me autor, Arben Berisha.

Pas “Një çerek-shekulli rrugëtim”, rreth orës 20:27 do të shfaqet edhe dokumentari “Pranimi i Kosovës në UEFA, hapja e dyerve të mëdha të futbollit”, i autorit Bujar Mehmeti.

Filmat do të shfaqen në kinemanë ABC në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA