Edi Rama mori rolin e protagonistit ne Kongresin europian të socialistëve dhe demokratëve kur sulmoi Bashkimin Europian për mungesën e ndihmës në kohën kur Shqipëria ishte nën agresionin e sulmit kibernetik me origjine nga Irani.

Kryeministri  paralajmëroi një valë të re sulmesh, por  edhe pse nuk i kurseu  kritikat ndaj  bllokut, sërish  i kërkoi ndihme për ngritjen e nje  mekanizMI të përbashkët mbrojtjeje.

“Ata goditën sepse Shqipëria strehon disa mijëra pjesëtarë të opozitës iraniane Edhe pse sulmi nuk ia doli të fshinte të dhënat, ne ia dolëm që të rikthenim sistemet në punë, megjithatë, e dini? Morëm disa deklarata solidariteti ç’ka është gjë e mirë, por deri tani nuk po shohim më shumë se sa kaq dhe nuk dua që ta kthej në histori financimesh, por ka të bëjë edhe me financimet. Kur vjen pjesa për botën kibernetike mendoj që do të përballemi edhe me të tjera, jo vetëm Shqipëria, por edhe të tjerët dhe më duket krejt surreale që Europa nuk ka ende një sistem të përbashkët të dhënave dhe një sistem të përbashkët reagimi kur vjen fjala për sigurinë”, tha Edi Rama.

Kryeministri Rama i kërkoi europianëve  që të mos lënë jashtë vëmendjes vendet kandidatete siç bënë në kohën e pandemisë  edhe për një tjetër kërcënim, krizën energjitike që është pas porte.

“Kriza e energjisë nuk është pandemia, por është e ngjashme kur vjen fjala për fuqinë goditëse që mund të trazojë të gjithë komunitetin europian do të thoja. Dhe unë shpresoj që nuk do të ndodhë sërish që cilado zgjidhje të gjendet brenda BE sidoqoftë BE të zgjedhë të mbështesë vendet anëtare për të përballuar këtë goditje të stërmadhe, ne nuk do të lihemi sërish jashtë. Do të jemi te fundit që do të tradhtojmë perandorinë europiane edhe nëse BE do të shkrihet, por nuk duam sidoqoftë të merremi për të mirëqenë“, u shpreh Rama.

Jo vetëm ndaj BE-së. Rama nuk kurseu as Britaninë e Madhe, që kërkon të pengojë të rinjtë shqiptarë që  kalojnë në mënyrë ilegale brigjet e Lamanshnit.

“Dua të ndaj këtu edhe anën tjetër të historisë që ka të bëjë me njerëzit që kërkojnë azil, të rinjtë që kërkojnë azil së fundmi në Britani. Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di. Ajo çfarë di është që në qoftë se nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit”, tha Edi Rama.

Rama u shpreh i pakënaqur edhe me familjet politike europiane kur bëri një krahasim me partitë popullore, që sipas tij janë më solidare dhe i besojnë verbërisht njëra tjetrës.

Top Channel