Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të nënkalimit të Selitës.
Si pasojë e zjarrit makina është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale D. S. ka shpëtuar mrekullisht.
Sipas policisë zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një defekti, por grupi hetimor ndodhet aty për të përcaktuar saktësisht shkaqet.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.10.2022, në afërsi të nënkalimit të Selitës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin D. S.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel