Makina përplas për vdekje gruan në Tepelenë
13/10/2022 13:57
Një 71-vjeçare u përplas për vdekje nga një automjet këtë të enjte në Tepelenë.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, kur mjeti me drejtues shtetasin 30-vjeçarin me iniciale H. Xh. goditi shtetasen me iniciale Z.Rr.
Gruaja ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.
30-vjeçari është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.
Top Channel