Dokumenti i Komisioni Europian bëri bashkë dy grupimet brenda Partisë Demokratike kundër Qeverisë. Edhe pse jo nga e njëjta seli, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumci kritikuan me të njëjtën gjuhë qeverinë, ndërsa e fajësuan për dështim në provimin e parë pas hapjes së negociatave.
“Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së. shprehet KE. Raporti shprehet se Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave”, tha Jorida Tabaku.
“Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Edi Ramës i duhet të lëshojë tepsinë dhe të kapë timonin, sepse makina e Shqipërisë, siç shihet qartë në raportin e Brukselit, është jo në drejtimin e duhur, por drejt humnerës”, tha Aldo Bumci.
Demokratet i bënë thirrje qeverisë të heqë dorë nga nismat që rrezikojnë rrugëtimin evropian te Shqipërisë, ndërsa paralajmëruan se votat e opozitës për amnistinë fiskale do jene te unifikuar kundër qeverisë krahas përplasjeve te brendshme.
Top Channel