Shqipëria pajiset me sistemin raketor ‘Javelin’, Vengu: Forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura
Një ditë pas tragjedisë me tre të vdekur, gazetarja Dorjana Bezat ka udhëtuar sot drejt Klosit. Për Top Channel, Bezat zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia e dy të rinjve, e cila u bë mollë sherri mes familjeve e që përfundoi me bilancin tragjik.
Nga informacionet e mbledhura atje, ajo tha se vajza e Fiqiri Mjeshtrit ka pranuar se ka pasur njohje në rrjetet sociale dhe ka komunikuar me 17-vjeçarin për rreth dy muaj dhe më pas e ka ndërprerë.
17-vjeçari ka vijuar t’i shkruajë. Mesazhet i ka gjetur i ati i cili në muajin korrik ka bërë një takim me Kenad Shirën dhe babanë e tij Ilirin duke kërkuar që historia të mbyllej.
Pesë ditë më parë vajzën e ka takuar djali i tezes së 17 vje֛çarit, Renato Hasula dhe i ka thënë se i ka marrë profilin e Instagramit dhe ka parë fotot dhe komunikimet e saj. Kjo bisedë e ka intimiduar vajzën dhe nuk ka shkuar në shkollë për disa ditë dhe më pas i ka treguar të atit për ngjarjen.
Fiqiri Mjeshtri ka folur në telefon me baballarët e djemve Eglant Hasula dhe Ilir Shira dhe ka lënë takim në qendër të Klosit.
Top Channel