Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thekson rëndësinë e procesit të vetting-ut në Kosovë, ndërsa shprehu gatishmërinë e unionit për të ndihmuar qeverinë:
“Për vetting-un në Kosovë, jemi duke punuar me qeverinë, mendojmë se është një çështje serioze për të forcuar integritetin. Mendojmë që duhet të inkurajojmë qeverinë të implementojë reforma, po diskutojmë për vetting-un. Jemi të angazhuar në reformat që duhet të zhvillohen në Kosovë”.
Në prezantimin e progres-raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 në Komisionin Europian, Varhelyi tha se Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Ai vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin”.
“Reforma në drejtësi dhe vetting-u që po vijon, janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionin. Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për pushtimin rus të Ukrainës”, theksoi Varhelyi gjatë fjalës së tij”.
Teksa foli për vendet e rajonit që vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së, komisioneri tha “duam që të jeni në anën tonë. Ju duam tani në BE”.
Top Channel