Pamje nga vendngjarja

Ky është 17-vjeçari Kenado Shira, që mbeti i vdekur ditën e sotme në Klos, pas një konflikti i cili degradoi në tre viktima.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 të ditës së sotme në një lokal në Klos, ku dy familje kishin shkuar për t’u sqaruar. 17-vjeçari Kenado Shira ishte i dashuruar me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit, i cili nuk pranonte këtë lidhje dhe shkoi në lokal së bashku me dy vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira.

Përmasat e situatës arritën deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë ndërroi jetë në vend, 17-vjeçari Kenado Shira. Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës. Vetë Fiqiri Mjeshtri ka vraë veten me armë zjarri pas gjithë ngjarjes.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA