Rreziku nga materialet e hakerave/ I shpërndajnë në formatin ku fshihen viruset që vjedhin të dhënat

11/10/2022 19:38

Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave.

Kurioziteti bëri që të gjithë ata që kishin një telefon celularë smart, apo një kompjuter të shkarkonin dokumentin në formatin e exelit me qëllimin e vetëm që të zbulonin pagat e të tjerëve.

E njëjta gjë ndodhi edhe me listën e targave të automojeteve, numrave telefonik apo dhe dokumenteve zyrtare. Sa herë që grupet e hakerave iranianë ushqenin shqiptarë me informacione apo dokumente qeveritare, aq herë shqiptarët i kanë shkarkuar këto të dhënat në telefonat e tyre duke ia dërguar njërit-tjetrit.

Ekspertët e IT thonë se shkarkimi dhe përhapja e dokumenteve të tilla që kanë si burim hakerat janë mënyra më e mirë që ata të përhapin virusin në çdo kompjuter apo telefon. Vetëm pak ditë më parë hakerat shpërndanë nga rrjeti telegram një listë me 105 mijë emra të personave të skeduar nga policia. Formati i listës ishte PDF i përgatitur nga vetë hakerat.

“PDF si format akrobati të jep mundësinë që në brendësi të filet t’i mund të vendosësh pjesë të kodit keqbërëse ati që njihen so viruse. Që do të thotë se mundësia teknike ekziston sidomos në momentin kur këto të dhëna vijnë nga burime tashmë të njohura me aftësinë për krijimin e të tilla viruseve dhe shpërndarjen e tyre, sigurisht që dihet të jemi shumë herë më të kujdesshëm.”- tha Erion Demiri.

A është e mundur se sa herë ne shkarkojmë një dokument nga ata që janë publikuar nga hakerat iraniane të marim një virus në telefon apo kompjuter?

“Po,në varësi të kodit dhe aftësive që janë vendosur këtij virusi në momentin e hapjes së dokumenti  nëse ka në brendësi te dokumentit një virus të tillë ky virus do të aktivizohet  në pajisjen ku po hapet.”- tha Erion Demiri.

Çfarë do të ndodhi nëse telefoni im do të infektohet? A do të thotë që ata kanë në kontroll pajisjen time?

“Sigurisht pajisja mund të bjerë nën kontrollon e personit që ka krijuar virusin.”- Erion Demiri.

Dhe deri ku mund të kontrollojnë ata telefonin tim?

“Për të bërë telefonata ne mund ta dallojmë. Por për të marrë, fotot,videot, kontaktet dhe për të infektuar një telefon tjetër ne nuk e dallojmë kurrë.”- tha Demiri.

Për të parandaluar shpërndarjen e viruseve që u jep të drejtën personave dashakeqës të kontrollojnë jeton tonë, ne duhet të bëjmë vetëm diçka, të mos shkarkojmë dokumenetat apo fotot që si burim nga grupin “Homelandjustic”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA