Vijojnë zjarret në pyllin e Hidrovorit të Vlorës, prej tre ditësh nuk është arritur neutralizimi situatës

10/10/2022 14:17

Zjarret në pyllin e Hidrovorit të Vlorës, saktësisht zona midis fshatit Nartë dhe Akërnisë vijon të djegë pishat prej tre ditësh.

Zjarrfikësit po punojnë por akoma nk është arritur neutralizimi i situatës, pasi nuk mund të ndërhyjnë në brendësi të pyllit për shkak të rërës.

Duke qenë se makinat nuk janë futur më në brendësi, pasi do të bllokohen  nga rëra, zjarrfikësit po punojnë duke zgjatur tubat e ujit por dhe me degë peme.

Era e fortë që fryn në atë zonë nga jugu ndihmon që zjarri të përparoje, duke djegur pisha dhe shkurre.

Top Channel