Shtëpi bari dhe në Turqi/ Policia turke shpall në kërkim dy emigrantë shqiptarë, kishin hapur “fermën”

10/10/2022 15:10

Jo vetëm në Europë por shqiptaret po shtrijnë aktivitetin e shtëpive të barit edhe në Turqi.

Rasti më i fundit u zbulua në Manisa të Turqisë falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre turke. Policia shqiptare kishte marrë informacion se dy qytetarë shqiptarë emigrant në Turqi dhe pa rekorde kriminale ishin future në këtë biznes të paligjshëm.

Informacioni iu përcoll partnerëve të cilët nga në një banesë në Manisa të Turqisë, gjetën një shtëpi bari  me 211 bimë narkotike të kultivuara. Po ashtu policia sekuestroi dhe 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuana dhe 9 pako me drogë sintetike.

Në pranga ra 1 shtetas turk, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Ndërsa dy shqiptarët dhe bashkëpunëtori i tyre turk u shpallën në kërkim.

 

Top Channel