Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj tij është qëlluar 7 herë me armë zjarri dhe më pas është goditur fizikisht nga autorët.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin Guzzardi di Vittoria, ku po merr ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari ishte i ligjshëm në territorin italian me leje qëndrimi të rregullt, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, e as autorët.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

 

Top Channel