Në fshatin Panaja të bashkisë Vlorë, fermerët kanë burim jetese vreshtarinë dhe ullirin.

Por këtë vit thonë se e kanë të vështirë të marrin të ardhura nga vreshtat, pasi nuk po shesin dot rrush.

Kryeplaku i fshatit Panaja, Jaho Aliaj thotë se mbi 60% e prodhimit nuk është vjelë.

Për fermerin Skënder Alliraj situata vështirësohet nga viti në vit. Edhe për shkak të moshës ai detyrohet të marrë punëtorë, por ata mungojnë pasi të rinjtë janë në emigracion.

Por ka dhe më keq. Fermerin Agim Llanaj e gjetëm në shtëpi duke prerë drurët e hardhisë për t’i bërë dru për zjarr.

Fermerët kërkojnë vëmendje nga shteti,pasi sipas tyre gjasat janë që tokat e tyre të kthehen djerre.

Top Channel