Foto ilustruese

4 granata dhe dy kapsolla detonatore janë gjetur mesditën e sotme në parkingun e një lokali në Kombinat.

Burime zyrtare të policisë thanë se granatat e kapsollat detonatore u gjetën në parkingun e një lokali në rrugën “Besim Alla”.

Mësohet se ishte stafi i lokalit që konstatoi praninë e tyre në parking, të cilat ndodheshin brenda një qeseje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel