Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen
Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kishin kthyer lokalet në ambiente ku luheshin lojërat e fatit.
Në operacionn policor të koduar “Game over” u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e palejuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan:
-56-vjeçari S. Xh., banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;
– 48-vjeçari F. S., banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lire shtetasit Xh. A. 20 vjeç, dhe S. S. 17 vjeç, banues në Tiranë.
Të arrestuarit kishin përshtatur lokalet e tyre për organizimin e lotarive të palejuara dhe gjatë kontrolleve të ushtruara mga policia shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel