
Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin paraditen e sotme ku një çift bashkëshortësh pas konflikteve të vazhdueshme kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Një fqinje e tyre ka treguar për Top Channel se 74-vjeçarja Nasije Stafa dhe 78 vjeçari Ahmet Stafa kishin konfklikte për shkak të një prone. Ajo tregoi se ata nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore, madje mezi lëviznin.
“Janë pronarë të këtij trualli këtu. Kishin marrë një hyrje këtu. Ça të them, nuk kanë pasur konflikte më parë, vetëm tani. Të dy ishin sëmurë, ai mezi lëvizte, kjo mezi ecte. Unë tani e mora vesh, që Meti me Nasien janë zënë. Mirë nuk është konfklikti në këtë moshë. Duhet t’i mbanin afërt edhe ata të afërmit. Kanë dy fëmijë, një djalë i vdiq në aksident”- tregoi fqinja.
Akutualisht Ahmet Stafa dhe e moshuara janë jashtë rreziku për jetën dhe po marrin kujdesin mjekësor përkatës.
Top Channel