Grabitje nën kërcënimin e armës në Lushnjë, dy persona të maskuar i vjedhin “Benzin” një personi

10/10/2022 09:28

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në qytetin e Lushnjës.

Dy persona të maskuar të cilët po udhëtonin me një automjet me targë të vjedhur angleze dhe të armatosur, njëri me kalash dhe tjetri me pistoletë i kanë bllokuar rrugën shtetasit M.P nga fshati Sopëz në Divjakë.

Nën kërcënimin e armës, ata i kanë kërkuar atij të zbresë nga mjeti. I tronditu nga kërcënimi, ai jua ka lënë makinën, dhe autorët i kanë marrë makinën tip “Benz” dhe janë larguar në drejtim të rrugës Lushnjë -Tiranë.

Ka qenë vetë personi të cilit iu grabit makina që njoftoj policinë, e cila ngriti disa postblloqe për ndalimin e autorëve por pa asnjë rezultat deri më tani.

Edhe pse aksi Lushnje -Fier ku ndodhi grabitja është një nga akset më të qarkulluara, nuk i ka stepur grabitësit  të kryejnë grabitjen.

Top Channel