
FMN ka shprehur shqetësime për draftin e amnistisë fiskale që parashikon të realizojë qeveria shqiptare.
“Amnistia fiskale do dëmtojë moralin tatimor. Ne mendojmë se më e mira në këtë situatë është të bëhet deklarimi vullnetar, por edhe kjo ka disa parakushte”.
Në vizitën dyjavore, misioni i FMN ka pohuar ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare në të njëjtën linjë me ministrinë e financave, por projekton ngadalësim në vitin e ardhshëm
Delina Ibrahimaj: Shtyrë nga turizmi do të kemi një rritje më të lartë se skenari bazë prej 3.7% nga 3.2%
FMN: Shqipëria ka kaluar disa kriza, por i ka përballuar ato me sukses. Tashmë duhet bërë konsolidimi fiskal.
Guvernatori Gent Sejko ka konfirmuar edhe njëherë se inflacioni do vijojë të mbetet i lartë, ndërsa politika monetare do të shtrëngohet.
Top Channel