E rëndë në Divjakë/ Goditet nga mjeti bujqësor më të cilin po punonte tokën, ndërron jetë 72-vjeçari

10/10/2022 15:19
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë ku një 72-vjeçar ka humbur jetën, pasi u godit aksidentalisht nga mjeti nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën.

Për shkak të plagëve të marra i moshuari me iniciale A. B. nuk ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në fshatin Babunjë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel