Foto Ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në zonën e Bilishtit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ku është djegur mjeti tip  ‘Volkswagen’ në pronësi të M.B.,  e cila ka qenë e parkuar pranë banesës së tij.

“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij”- njofton policia.

Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, apo për shkak të ndonjë defekti, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarr vënies.

Top Channel