Numri i infektimeve në vendin tonë mbetet i ulët, ku janë regjistruar 22 persona pozitivë me Covid19 gjatë orëve të fundit.

Gjithsej janë kryer 348 testime, ndërsa personat e infektuar janë në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë.

Gjithsej janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë dhe në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 24 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 348

Testime totale 1,986,717
Raste pozitive 331,348
Raste të shëruara 327,417
Raste Aktive 342
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 213
Elbasan 33
Fier 21
Vlorë 19
Gjirokastër 13
Shkodër 11

Lezhë 11
Durrës 6
Dibër 6
Korçë 4
Berat 3
Kukës 2

Top Channel