​Jep dorëheqjen trajneri i skuadrës së Superligës së Kosovës

09/10/2022 17:39

Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Ferizajt menjëherë pas ndeshjes me Gjilanin e cila u mbyll me barazim 1-1.

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me idenë se klubi është më I madh se secili individ.

Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun.

Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënuar por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë”, ka thënë Morina.

Ferizaj ka tetë pikë pas 10 ndeshjeve duke u renditur në vendin e fundit./ Kosovapress

Top Channel