5.3 kg e gatshme për shitje janë sekuestruar nga policia në Krujë në kuadër të operacionit të koduar “Survey”. Pas një hetimi disamujor, policia tha se janë asgjesuar gjithashtu, 1 353 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të pyllëzuara, ndërsa janë arrestuar 5 persona e janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Burime zyrtare të policisë, thanë se në pranga kanë rënë: A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç ( vëllezër), S. X., 24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. X., 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1 353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore. Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat I këtij operacioni u sekuestruan gjithashtu 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu.

Top Channel