Pamje të tmerrshme janë publikuar sot pasdite ku shihet qartë shpërthimi masiv që shkundi urën e Kerç, një nga rrugët kryesore të furnizimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia.
Një kamion qe shihet qe kalon ne urë para momentit të shëprthimit është raprotuar si mënyra e realizimit të atentatit nga disa media.
Pamjet tronditëse tregojnë masën e madhe të shpërthimit, teksa provat vijojnë të shtohen se ishte një sulm i qëllimshëm.
Një burrë e një grua shihen që ecin me biçikletë mes urës, të cilët raportohet se janë vrarë dhe trupat e tyre janë rekuperuar.
Të paktën një shpërthim madhor është evidentuar, teksa dëshmitarët thonin se kishin dëgjuar dy shpërthime.
Një kamion duke ecur në urë shihet që përfshihet nga flakët.
Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas tha më herët se “çdo gjë e vjedhur ose ilegale duhet shkatërruar”, duke iu referuar avancimeve ruse.
Lajmi i shpërthimit ngre pikëpyetje se cila mund të jetë reagimi i Moskës.
Top Channel