Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në fshatin Poro të Vlorës, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

07/10/2022 19:38
Ilustruese

Pylli me pisha në fshatin Poro në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se flakët të cilat përhapen më shpejt nga era, po djegin sipërfaqe me pisha në zonën e cila njihet si Pylli i Pish Poros.

Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve teksa në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët e zonës.

Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar zjarri që po dëmton pyjet në këtë zonë.

Top Channel