Ishte dënuar për dhunë në familje, arrestohet 45-vjeçarja/ Merrte zhavorr nga lumi Shkumbin për ta tregtuar, procedohet në gjendje të lirë i riu

07/10/2022 12:31
Foto ilustruese

Një 45-vjeçare është vënë në pranga, pasi ishte dënuar me 8 muaj burg për “Dhunë në familje”.

Shtetasja me iniciale M. S., banuese në Gribë të Gramshit, ishte dënuar nga Gjykata e parë e Elbasanit.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një 31-vjeçar, i cili merrte zhavorr nga Lumi Shkumbin për ta tregtuar, duke fshehur të ardhurat.

Të riut me iniciale E. S., banues në Peqin, gjatë kontrollit në subjektin e tij privat iu gjet sasia e zhavorrit, prej të cilit nxirrte fitimet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA