Britaniku që u largua me ukrainasen ribashkohet me familjen pas heqjes së urdhrit të mbrojtes/ Refugjatja kthehet në Kiev (fotot)

07/10/2022 16:18

Një britanik që ka qenë në faqet e para të gazetave për lidhjen me një refugjate ukrainase që familja e tij strehoi në shtëpi, tashmë mund ta takojë fëmijët pas heqjes së urdhrit të mbrojtjes nga gjykata.

Punonjësi i sigurisë Tony Garnett, 29 vjeç, braktisi nënën e dy fëmijëve të tij Lorna, 28 vjeçe pasi ra në dashuri me 22 vjeçaren Sofiia Karkadym.

Tony habiti familjen e tij kur dy javë pasi kishin pritur në shtëpi Soffia si refugjate nga lufta, u lagua për të jetuar me të.

Tashmë është mësuar se babai i dy fëmijëve është ndarë nga e dashura e re, e cila është kthyer në Kiev.

Ai ishte ndaluar të kontaktonte ish-të dashurën Lorna — nënën e dy vajzave të tyre — pasi ajo denoncoi tekstet abuzive që ai i kishte dërguar.

Tanimë Tony është ribashkuar me familjen pas heqjes së masës nga gjykata.

Sot ai tha për rrjetin Mail Online: “Jam shumë i lumtur. Është e mrekullueshme të takoj fëmijët, ata vijnë para çdo gjëje.

Në gjykatën e Bradford u tha se ai ishte ndarë nga Sofia e cila madje përfundoi e arrestuar për pak kohë kur nuk pranonte ndarjen nga Tony.

Nuk duhet ende nese çifti i vjetër janë bashkuar me njëri-tjetrin, por duke gjykuar nga komentet e tyre Lorna duket se mund t’ia fale “marrëzinë” Tony-t.

Edhe partnerja e tij e vjetër Lorna dukej e kënaqur me rezultatin: “Ai është një baba i mrekullueshëm për dy vajzat, e di që e ka marrë malli shumë”.

“Kur kërkova masën e kuptoj se isha pak paranojake, ai nuk mund të bënte gjëra të këqija por asokohe ishte e vështirë të komunikoje.”

Tony thotë se u nda nga Sofia pas një debati në ditëlindjen e tij të 30-të në shtëpinë e tyre në Bradford, në veri të Britanisë.

Burri ishte detyruar të thërriste policinë në adresë dhe oficerët morën Sofian për sjellje kërcënuese.

Tony tha më pas: “Përfshirja ime me Sofiia ishte një gabim i madh. I kam shpjeguar më parë arsyet por tani jam i kënaqur që ka marrë fund”.

FOTO GALERI
1/8
Tony Garnett mund te takojë fëmijët pas heqjes së urdhrit të mbrojtjes nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA