Punonjësi i burgut dyshohet se porositi vrasjen e dy personave/ Avokatja: Nuk ka prova, është i gjithi serial me puntata

06/10/2022 18:06

Gjyakata e Durrësit ka vendosur masën e dënimit arrest me burg, për ish-punonjësin e burgjeve Flamur Bejko, të dyshuar si i implikuar në porosinë e dy vrasjeve, që u zbardhën pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj.

Avokatja e Bejkos është shprehur se për një masë të tillë dënimi nuk ka prova të mjaftueshme dhe se e gjithë kjo ngjarje është një serial me puntata, të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Avokatja: Nuk ka asnjë provë, është i gjithi një serial me puntata, ku asnjëra nga puntatat nuk ka asnjë pikë takimi as në hapësirë as në kohë. Pra nuk ka prova të mjaftueshme për krim të organizuar jo e jo por as për të marrë një akuzë të tillë secili nga shtetasit. Numri i të pandehurve që u lanë në burg është shumë I madh, janë rreth 15 dhe unë nuk mund të citoj. Klienti im mebrti në burg që është totalisht pa asnjë provë. Masa për vëllezërit Beqiraj është arrest me burg pa afat.

Sipas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj,ish-punonjësi i Burgjeve Flamur Bejko, i kishte dhënë atyre paradhënie, për të kryer një atentat ndaj dy personave (vëllezër), në ditët në vijim.

Vëllezërit Beqiraj tregojnë se Bejko, u ka thënë se i do të dy personat e vdekur pasi kanë pasur një konflikt në një lokal dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, e për këtë arsye nuk ua falte. Vëllezërit treguan se vrasja e tyre ishte parashikuar të bëhej me eksploziv.

Polici i burgjeve, i marrë në pyetje, ka mohuar t’i ketë dhënë porosi për vrasje dhe ka treguar se paratë ua ka dhënë në formë borxhi.

Top Channel