Në seancën e sotme parlamentare deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma foli për kërkesën e pedagogëve për rritjen e pagave.

Duma deklaroi se paga që ata marrin nuk u mjafton as për kërkimet shkencore që ata bëjnë, pasi pagesat i bëjnë nga xhepi i tyre.

“Po diskutoni sot për pagën e pedagogëve po kërkojnë që ta çojnë në nivelin e Kosovës. Edhe po të shkojë në nivelin e Kosovës mbetet ende shtresë e mesme punëtore. Ato para atyre u shkojnë për kërkime. Shqipëria ka zero marrëveshje. Ka pedagogë që kanë ardhur nga Franca. Kur dalim nga këtu themi që kemi kaq të ardhur. Pedagogët sot kërkojnë pagën që mos të emigrojnë”, u shpreh Grida Duma.

Njëkohësisht, deputetja tha se nuk ka universitete të cilat bëjnë marrëveshje me kompanitë për bashkëpunime.

Top Channel