Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë enjte në vendin e quajtur “Albano Romina” në Vlorë.

Një automjet tip “Benz” me drejtuese K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

“Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel