38 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit, nga 650 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete gjatë këtij harku kohor.

Nga të infektuarit, 15 kanë rezultuar në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.

Janë 390 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,985,099
Raste pozitive 331,264
Raste të shëruara 327,285
Raste Aktive 390
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 241
Elbasan 35
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 15
Lezhë 13

Gjirokastër 12
Durrës 10
Dibër 8
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

Top Channel