Ushtaraku siguroi armë për vrasësit, dy vëllezërit e penduar treguan 21 anëtarët e grupit që realizonte vrasje

05/10/2022 15:05

Një major i ushtrisë shqiptare i identifikuar si Altin Çelami i punësuar në repartin e Pezë Helmësit prej pasdites së të hënës mbahet i arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dyshimeve se mund të ketë ndihmuar me armë zjarri në grup vrasësish me pagesë.

Ai u arrestua pas zbërthimit të një grupi me 21 persona ku 14 u arrestuan nga policia e Durrësit dhe 5 janë në kërkim. Majori ishte lidhje e vëllezërve Indrit e Gentjan Beqiraj të dyshuar si vrasës me pagesë.

Pas arrestimit të tyre policia kontrolloi vilën luksoze ku jetonte majori ku gjeti armë zjarri pa leje për të cilat majori ende nuk është shprehur.

Të arrestuarit Indrit e Gentjan Beqiraj kanë dhënë dëshmi të detajuara për policinë për ngjarje kriminale të ndodhura apo që pritej të ndodhnin por ato janë marrë me rezerva nga policia vëllezërit kane implikuar si porositës se një vrasje te 2-fishtë policin e burgjeve flamur Bejko por ky i fundit ne ballafaqim me te rinjtë e ka mohuar këtë fakt.

Sipas vëllezërve polici i donte te vrare me eksploziv 2 persona njeri prej tyre i sapodale nga burgu ku vuajti dënimin për trafik te 100 kg kanabis, pasi ata e kishin dhunuar ne një lokal. Për këtë vepër penale ata thonë se kane marre paradhënie 3500 euro. Vetë i akuzuesi thotë se i njeh vëllezërit por nuk ka porositur vrasje. Ai paratë thotë se ua ka dhënë borxh.

Ndërsa për vrasjen e 4 janarit ne Don Bosko vëllezërit pranojnë se kanë siguruar kushtet për të kryer vrasjen por nuk kanë pasur rol në ekzekutim. Ata pranojnë se e kanë gjurmuar gjate dhjetorit 2021 Geron Hasanbelliun dhe kanë marrë me qira një apartament pranë lokalit që ai frekuentonte. Dy ditë para vitit të ri ata thone se u dorëzuan dhe i kanë thënë Kevin Zenelit se nuk mund ta kryenin këtë vrasje sepse objektivi ishte i vështirë. Ky i fundit për llogari të Kasandër Noges kreu vrasjen por ngatërroi objektiv duke vrarë Erjon Çelën e plagosur 4 të tjerë.

Edhe në vrasjen e Arben Merkurit në maj të këtij viti vëllezërit pranojnë se kanë siguruar mjetet e vrasjes dhe e kanë vëzhguar por japin informacione për ekzekutorët.

Kush e donte të vdekur Aleksandër Lahon dhe kush pagoi vëllezërit Gentian e Indrit Beqiraj për ta ndjekur është një informacion që policia ende nuk e di dhe për këtë vëllezërit kanë refuzuar të ishin të përfshirë pavarësisht se provat flasin kundër tyre. 1 javë para operacionit policia e Durrësit i kishte shoqëruar në komisariat si të dyshuar pasi ata ishin parë shpesh në zonën e Shijakut. Duke qenë me precedent për armëmbajtje policia i intervistoi por vëllezërit thanë se shkonin në Shijak për të gjetur punë.

Top Channel