Tentuan të kalonin ushqime kontrabandë në kufi, arrestohen dy persona nga Kosova

05/10/2022 16:03

Dy persona janë vënë në pranga, pasi tentuan të kalonin ushqime kontrabandë nëpërmjet kufirit Qafë Prush.

Për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, u arrestuan 48-vjeçari me iniciale H. V. Dhe 41-vjeçari me iniciale F. K., të dy banues në Kosovë.

Të arrestuarit i kishin ngarkuar ushqimet në dy automjete, të cilat janë sekuestruar së bashku me mallrat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel