Numri dy i qeverisë foli sot për natyrën e sulmit të ministrisë së inteligjencës së Iranit ndaj Shqipërisë.

Ajo tha se sulmi kibernetik kishte për qëllim fshirjen totale të të dhënave të shtetit shqiptar por nuk ja arritën.

Balluku tregoi se ndërkohë po zhvillohen tryeza pune me anëtarët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri. Ajo tha se ata po qëndrojnë këtu për qëllim humanitar dhe nuk duhet të bëjnë asnjë veprimtari tjetër.

“MEK ka një marrëveshje me qeverinë për sa i përket aktiviteteve të lejuara dhe të palejuara. Kemi një vëmendje të shtuar,jemi duke diskutuar në tryeza konstruktive të gjithë marrëdhënien dhe fushën e lirisë së veprimit që kanë. Nuk duhet harruar se MEK ka ardhur në Shqipëri si një grup për mbrojtje humanitare, nuk kanë ardhur si grup politik”, tha Belinda Balluku.

Në Shqipëri prej vitit 2016 strehoen rreth 3000 anëtarë të opozitës MEK për pasoje Irani realizoi sulmin kibernetik.

Top Channel