Sot është Dita Botërore e Mësuesve, por në shumë vende, ka pak arsye për të festuar pasi mësuesit janë të pakënaqur me pagat dhe kushtet e tyre të punës.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Komisioni Evropian, Shqipëria renditet e fundit sa i përket pagave vjetore bruto në shkollat publike në arsimin e mesëm dhe të ulët. Një mësues në Shqipëri me pagë fillestare merr rreth 4233 euro në vit, ndërsa mesatarja e BE-së është 25,055 euro. Ndërkohë paga më e lartë ne vendet e unionit llogaritet 69 076 euro në Luksemburg.

Komisioni gjithashtu ka krahasuar pagat e mësuesve, sa i përket fuqisë blerëse. Kështu kostot e jetesës në Shqipëri në krahasim me pagat që marrin mësuesit kanë një raport shumë ulët, duke bërë që Shqipëria të jetë e fundit në renditje.

E para për raportin kosto jetese/pagë qëndron Gjermania. Vendet ballkanike si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat janë jashtë BE-së, kanë paga më të larta të mësuesve në standardin e fuqisë blerëse sesa disa vende të BE-së.

Ndërkohë një tjetër indikator që KE merr në konsideratë është edhe raporti i pagës fillestare të një mësuesi me pagën minimale. Një Shqipëri paga fillestare e mësuesve është vetëm 0.8% më e lartë se paga minimale.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, raporti thekson se ka një mungesë shqetësuese të mësuesve në vendet evropiane.

Më shumë se 30,000 vende  mbetën të paplotësuara në Gjermani në fillim të këtij viti akademik.

Top Channel