Po planifikonin vrasjen e “Rrumit të Shijakut”, vëllezërit Beqiraj ishin në polici një javë më parë

05/10/2022 11:53

Indrit dhe Gentian Beqiraj janë shoqëruar në polici rreth një javë para operacionit.

Vëllezërit ishin parë me dyshim nga shërbimet e policisë,duke vëzhguar në Shijak për më shumë se 10 ditë, teksa lëviznin gjithmonë me motor. Duke qenë se janë me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se ata u mbajtën në komisariat për disa orë dhe për lëvizjen në Kashar, për të cilën thanë se e bëjnë për të gjetur punë.

Bazuar edhe në incidentin e të dielës ku vëllezërit u përplasën me Aleksander Lahon e njerëz të tij dhe Indrit Beqiraj u morr peng për disa orë policia ka dyshime se vëllezërit po planifikonin eliminimin e “Rrumit të Shijakut”, por për këtë çështje vëllezërit Beqiraj nuk janë shprehur në polici.

Si ndodhi arrestimi i vëllezërve Beqiraj?

Vëllezërit Beqiraj u përplasën me njerëz Aleksandër Lahos të njohur si Rrumi i Shijakut pasi këta të fundit dyshonin se vëllezërit po i gjurmonin për të krijuar kushte për vrasjen e të fortit të Shijakut. Dyshohet se gjatë të dielës ata i zunë në befasi dhe pasi i përplasën me makine morën peng për disa minuta Indrit Beqirajn.

Pengmarrja disa minutëshe e Indrit Beqirajt në Durrës gjatë të dielës pas një aksidenti automobilistik ishte çelësi që i erdhi në dorë policisë për të zbërthyer rrjetin e vrasësve me pagesë që vepronin si grup i strukturuar kriminal që prej vitit 2021.

Kush janë të arrestuarit e operacionit ‘Porositësi’?

Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami

Top Channel