Flakët përfshijnë zonën pyjore në Kllëz të Gjirokastrës, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë zjarrin para përhapjes Në ditën kur pedagogët protestuan në universitetin politeknik me thirrje ndaj qeverisë për dyfishimin e pagave, kryeministri Rama në po të njëjtën orë me ta foli nga universiteti bujqësor se nga një tetori pagat do të rriten deri në 15%, por buxheti i shtetit do të mbulojë vetëm 7%.
Zëri i Ramës arriti edhe në veshët e pedagogëve protestues, të cilët mbetën të zhgënjyer nga vendimi dhe se e vlerësuan të pavlefshëm rritjen e pagës e të pamjaftueshme për të ndaluar grevën.
“Është qesharake. Ne do të vazhdojmë bojkotin e mësimit. Nuk do të nis viti i ri akademik… nuk tërhiqemi”, u shprehën pedagogët.
Sindikata e punonjësve të universiteteve kërkojnë që pedagogët të kenë një pagë dinjitoze në mënyrë që të kemi një arsim cilësor. Ata propozojnë që të paktën të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike në Kosovë.
“50% rritje, 30% këtë vit e 20 vitin tjetër. zoti kryeministër keni kohë edhe 12 ditë, ndryshe nuk do të hyjmë në auditor”.
Pas në kohë kthehet Ismail Hoxha, drejtuesi i grevës së organizuar në vitin 2004 të njohur si lëvizja e profesoratit. Sipas pedagogut të universitetit politeknik, që prej 18 vitesh stafi akademik nuk ka përparuar.
Ministrja e arsimit, Evis Kushi duke qenë pjesë e komunitetit të pedagogëve kërkoi mirëkuptimin e tyre dhe i nxiti ata që të mos bazohen vetëm te paga por që të bëhen pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare për kërkimin shkencor.
Top Channel