Numrat e llotarisë kombëtare gjenden nga 433 fitues/ Kërkohen hetime për shortin $4mln që duhet të ndahet mes qindra fituesve në Filipine (fotot)

05/10/2022 17:11

Më shumë se 400 njerëz duket se kanë ftuar një copë të llotarisë së dyshimtë kombëtare prej rreth 4 milionë dollarësh në Filipine, duke shtuar zërat që kërkojnë hetime manipulimi.

Llotaria qeveritare vendase ‘Charity Sweepstakes’ postonte dje fotot e qindra fituesve që marrin secili pak më shumë se 500,000 pesos ($8,500) pas shorteut të 1 tetorit.

Llotaria e goglave 6/55 ‘Grand Lotto’ e të shtunës mbrëma kishte pasur 433 njerëz që kishin zgjedhur numrat fitues  — 9, 18, 27, 36, 45 e 54 — mes të cilëve duhet të ndahet çmimi prej 236 milionë peso ($4 milionë).

Çuditërisht të gjithë numrat fitues janë të pjestueshëm me nëntë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë, disa prej të cilave thanë se kombinimi ështe i përdorur nga shumë lojtarë, por shumë të tjerë thonin se ishte një manipulim.

Kreu i maxhorancës në senatin e vendit Aquilino “Koko” Pimentel kërkoi seancë dëgjimore për rezultatin “e çuditshëm e të pazakontë ”.

Duke folur në radio, Pimentel tha se statisticienët e senatit do t’i kërkojnë zyrtarëve të shpjegojnë sistemin e funksionit të llotarisë, shkruan rrjeti Philstar .

Senatorja Risa Hontiveros gjithashtu mbështeste kolegun e saj për hetimet mbi çështjen.

Në një konferencë për shtyp Melquiades A. Robles tha se zyrat e llotarisë janë të hapura për hetime por “nuk kanë zbuluar asgjë të gabuar” në shorte pasi shpesh njerëzit vënë bastet e tyre me kombinime fikse.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA