Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në llotarinë amerikane, pesë tetori është dita e nisjes së aplikimeve nëpërmjet formularit elektronik që gjendet në faqen e internetit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Aplikimet nisin sot në orën 18:00 me orën e Shqipërisë dhe përfundojnë të martën e 8 nëntorit, në të njëjtën orë.

Aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, ndërsa kriteri bazë është që të interesuarit të ketë kryer arsimin e mesëm.

Njoftimi:

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2024 do të rifillojë të mërkurën, më 5 tetor 2022 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 8 nëntor 2022, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Shikoni këtë faqe për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Top Channel