Milani dorëzohet pa kushte në Londër, Chelsea gjen fitoren e parë në grup

05/10/2022 23:02

Chelsea dominon dhe triumfon 3-0 ndaj Milanit, duke marrë fitoren e parë në fazën e grupeve, që e ngjit në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë.

Skuadra e Graham Potter pati tërë kohës kontrollin e lojës dhe krijoi një mori rastesh, por gjeti golin e avantazhit me Fofana vetëm në minutën e 24-t, pasi më herët Tatarusanu bëri tre pritje shpëtimtare.

Pjesa e parë u mbyll me rastin e vetëm të mirë për Milanin, por Kepa priti fillimisht gjuajtjen e De Ketelaere, dhe më pas Krunic gjuajti mbi kuadrat. Pjesa e dytë foli vetëm për Chelsean që shënoi edhe dy herë të tjera me Aubameyang e James, ndërsa Milani u pa tërësisht i dorëzuar dhe pa energji për të përballuar një sfidë të tillë.

Në sfidat e tjera, Reali i Madridit triumfoi 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, Juventus mposhti 3-1 Maccabi Haifa dhe Borussia e Dortmundit fitoi 1-4 në trasnfertën ndaj Sevillas. Vetëm një pikë për PSG-në që nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transferëtn ndaj Benficës, ndërsa Manchester City mposhti 5-0 Copenhagen, aty ku Haaland shënoi dopietë duke luajtur vetëm 45 minuta./ Supersport

Top Channel